ELBASAN - Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” është gjetur i pajetë një burrë.
Viktima është identifikuar si Vasil Gashi, rreth 60 vjeç, dhe dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, pasi nga deklarimet e familjarëve në polici rezulton se vuante nga sëmundje. Gjithashtu, burime nga blutë bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune te 60-vjeçari.
Sipas mediave, 60-vjeçari është gjetur i veshur me uniformë pune.
Policia ka siguruar zonën dhe po vijon veprimet procedurale.
Komento
Komente








