Elbasan/ Gjendet një automjet i vjedhur, dyshohet se do përdorej për ngjarje kriminale

Elbasan/ Gjendet një automjet i vjedhur, dyshohet se do përdorej për ngjarje kriminale

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka gjetur dhe sekuestruar një mjet që dyshohej se përdorej në ngjarje kriminale.

Mjeti tip “Ford Fiesta ” ishte denoncuar i vjedhur më datë 15.12.2023, nga pronari i tij, B. R.

Mjeti ka qenë i parkuar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët e vjedhjes si dhe për të provuar ligjërisht qëllimin e përdorimit të këtij automjeti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën