Akuzohet për mashtrim deri në 2 mld dollarë, gjykata në Elbasan vendos ekstradimin e bosit të kriptovalutave, Faruk Ozer drejt Turqisë

Akuzohet për mashtrim deri në 2 mld dollarë, gjykata në Elbasan vendos ekstradimin e bosit të kriptovalutave, Faruk Ozer drejt Turqisë

Faruk Ozer

ELBASAN- Pas një sërë seancash prej muajit shtator, Gjykata e Elbasanit vendosi të ekstradojë drejt Turqisë, Faruk Ozer, bosin e kriptomonedhave që mashtroi me mijëra qytetarë në vendin e tij. 28-vjeçari, akuzohet për mashtrim deri në 2 miliardë dollarë përmes kriptovalutave, që ua vodhi punonjësve të kompanisë Thodex, të themeluar prej tij.

Që prej shtatorit, kur u caktua masa “arrest me burg”, seancat gjyqësore u shtynë disa 5 herë. Duket se kjo ishte një taktikë e përdorur nga mbrojtja, e cila kërkonte me ngulm që 28-vjeçari të mos ekstradohet me prentedimin se Faruk Ozerit i rrezikohet jeta në Turqi. Avokati kërkonte që gjykata e Elbasanit të mos nxitohej në ekstradimin e shtetasit turk pasi sipas sistemit të drejtësisë turke, bosit të kriptomonedhave i rrezikohet më shumë se 400 vite burg. Faruk Ozer u kap në 30 gusht të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk.

Si u kap në Shqipëri
SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. Report TV mëson se jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër.  Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz. Bashkë me 28-vjeçarin u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve.

Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore - ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu. 

Skema e mashtrimit
Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur. 

Autoritetet atje i bllokuan llogaritë bankare të kompanisë THodex ku iu gjetën 16 milionë lira. Sipas mediave turke, në momentin që është arratisur nga vendi, Faruk Ozer kishte me vete një server ku mbahen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash. Në Turqi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit me akuzën e mashtrimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lepa: 17/11/2022 17:52

    Pordhacet e mutit, i keni frik turqit ë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave