Elbasan/ Grabitësit shqyejnë derën e supermarketit pas mesnate, marrin xhiron ditore për dy minuta (VIDEO)

Rreth orës 01:20 pas mesnate, dy autorë të maskuar kanë hapur me forcë derën e një supermarketi në Elbasan.

Ata kanë arritur të marrin nga kasaforta rreth 200 mijë lekë të reja, të cilat ishin grumbulluar nga xhiroja ditore e supermarketit.

Në kamerat e sigurisë duken dy persona, njëri prej të cilëve me kapele dhe tjetri me kapuç, të cilët hapin me forcë derën e supermarketit, dhe për afro dy minuta kryejnë vjedhjen dhe largohen njëri pas tjetrit.

Policia ka marrë në shqyrtim pamjet e sigurisë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Birisha: 17/05/2019 16:31

    Trimat e Baces

    Përgjigju
  • Fredi: 17/05/2019 13:21

    Fshatarë bajga!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm