Elbasan, grabitje me thikë në agjencinë e kredive 100 m larg komisariatit (VIDEO)

Një person ende i paidentifikuar nga forcat policore ka grabitur 50 mijë lekë të rinj në një agjenci për dhënie kredie të vogla në lagjen "Kongresi" në qytetin e Elbasanit. Sipas një informacioni paraprak të policisë, personi ka pasur me vete një thikë, nën kërcënimin e së cilës ka arritur të vjedhë lekët. Kjo agjenci ndodhet vetëm 100 metra larg komisariatit të Policisë.

"Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po kreh zonën për kapjen e autorit. Grupi hetimor  po grumbullon çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e autorit", thuhet në njoftimin e policisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja