Elbasan/ I shpallur në kërkim për vjedhje në Itali, arrestohet 54-vjeçari me qëllim ekstradimin në vendin fqinj

Elbasan/ I shpallur në kërkim për vjedhje në Itali, arrestohet 54-vjeçari me qëllim ekstradimin në vendin fqinj

Foto ilustruese

ELBASAN Një 54-vjeçar është arrestuar në Elbasan me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

54-vjeçari Ramazan Ereqi ishte shpallur në kërkim në Itali pasi ka qenë pjesë e një grupi kriminal të cilët kryenin vjedhje dhe grabitje.

Gjykata e Torinos më 25 nëntor 2020 i caktoi masën e sigurisë arrest me burg.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje", parashikuar nga Kodi Penal italian” – njofton policia.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit