Elbasan- U dyshua për një djegie aksidentale fillimisht, por gjatë hetimeve dhe zbulimit të pamjeve të kamerave të sigurisë u konstatua se bëhej fjalë për një akt kriminal.
Policia e Elbasanit informoi sot (30 Janar) se finalizoi aksionin e koduar "The last fire" (Zjarrvënia e fundit). Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar, Gerti Mustafa, 36 vjeç, person me precedentë penalë të mëparshëm dhe i skeduar nga blutë.
Ngjarja ka ndodhur më 23 Janar të këtij viti, në lagjen "Aqif Pasha".
“Fillimisht u dyshua aksidentale, por bazuar në provat e administruara dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 36 vjeç, (Gerti Mustafa), banues në Elbasan, i dënuar më parë për disa vepra penale”, bëri me dije policia vendore.
Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi, informon se nga veprimet hetimore dyshohet se 36-vjeçari, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), një automjet të parkuar, në pronësi të shtetasit S. M. Nga përhapja e flakëve u dogj pjesërisht dhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë.
Ngjarja i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë vendore, me akuzën “shkatërrimi i pronës me zjarr".
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.1%
-
Jo
48.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 7393
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Përfshihen nga flakët dy automjete, ende nuk dihen shkaqet
19 Shkurt, 13:40
-
Zgjedhjet/ Ish-anëtari i Kryesisë së PD i bashkohet Lulzim Bashës, Koduzi deklaron se do të kandidojë me 'Euroatlantikët' në Tiranë
18 Shkurt, 18:58
-
'ArchDaily' vlerëson xhaminë e Ballies në Elbasan ndër 5 objektet më të bukura të kultit në botë
18 Shkurt, 16:57
-
Mbi 4 mijë gjoba për 2 javë, Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: Mbi 1 mijë për shpejtësi të lartë, 16 shoferë të arrestuar
18 Shkurt, 14:08
-
Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës
18 Shkurt, 12:18
-
Gramsh/ Zjarri shkrumbon servisin e pajisjeve elektroshtëpiake! Shkak dyshohet një defekt elektrik (VIDEO)
17 Shkurt, 09:07
-
‘Veri-Jug’ në Çekin të Gramshit, një fshat mbi ‘supet’ e ish-uzinës mekanike të armëve
16 Shkurt, 14:27
-
Elbasan, rritet numri i grave që ushtrojnë prostitucion, vijnë nga Spanja e Kolumbia
15 Shkurt, 15:23
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54
-
Festa që u kthye në tragjedi natën e Shën Valentinit! Makina përplaset me kamionin në aksin Përrenjas-Librazhd, vdes 20 vjeçarja rëndë i fejuari
15 Shkurt, 07:46
-
I dënuar me 22 vite burg për vrasje, GJKKO rrëzon kërkesën e Altin Kodrës për të dalë nga '41-bis'
14 Shkurt, 16:04
-
Elbasan/ Kanosi me armë të riun një vit më parë, kapet në arrati 20-vjeçari i dyshuar (VIDEO)
14 Shkurt, 15:53