Elbasan- Një 82-vjeçar i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 31 dhjetor është gjendur sot i pajetë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se Ali Avdolli vuante nga demenca.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të moshuarit, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.