Elbasan, incident mes tifozëve
kuqezi, shkak shprehja në serbisht

Elbasan, incident mes tifozëve<br />kuqezi, shkak shprehja në serbisht
Nuk kanë munguar incidentet në prag ndeshjen me Shqipëri-Armeni që pritet të luhet pas pak orësh në Elbasan.

Një sherr masive është shënuar mes një grupi tifozësh nga Mitrovica dhe tifogrupit Plista të Prishtinës.

Shkak është bërë një thirrje në serbisht e një pjesëtari të tifogrupit “Torodica” të Mitrovicës, teksa kjo ka sjellë reagimin e tifozëve prishtinas.
 
Më pas mësohet se kanë filluar dhe përleshja ku raportohet për një tifoz të plagosur me thikë I cili është dërguar në spital si dhe dy tifozë të tjerë janë dëmtuar me mjete te forta.
 
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe situata aktualisht është qetësuar. Mësohet se policia ka shoqëruar edhe disa persona për të qetësuar gjendjen.

incidenti ndeshjes

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'