Elbasan- Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të: Besim Pepa, 28 vjeç banues në lagjen "Kongresi Elbasanit", Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forca e posaçme, "Shqiponjat", në ambientet e lokalit "Bar-Lloto", i cili ishte në posedim me qera nga ky person në lagjen "Emin Matraxhiu", është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim droge".