ELBASAN- Arrestohet në flagrancë një person, i cili posedonte lëndë narkotike, në mjetin e tij. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të: Rudin Haseqiu, 26 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan.

Gjatë kontrollit të kryer në mjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë provës materiale 289 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"

Lënda narkotike e sekuestruar nga policia

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndeve narkotike në doza të vogla .

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin , evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Rudin Haseqiu, 26 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në lagjen "5 Maji", Elbasan, ky shtetas po transportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur në doza, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa AA 139 NE, shërbimet e policisë gjetën dhe bllokuan në cilësinë provës materiale 289 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.