Elbasan/ Kanabis dhe euro false, arrestohet 28 vjeçari

Elbasan/ Kanabis dhe euro false, arrestohet 28 vjeçari

Foto ilustruese

Një 28 vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit pasi është kapur me 750 gram lëndë narkotike kanabis si dhe dy karmonedha 100 euro të cilat dyshohen se mund të jenë të falsifikuara.

Sipas policisë 28 vjeçari, banues në Tiranë, është arrestuar në kuadër të operacionit ''Palma'' dhe me ndihmën edhe të komunitetit, ndërkohë operacioni është organizuar nga Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe Falsifikimi i monedhave" 

 

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij