Elbasan-Koka: 2.3 milionë dollarë për mbrojtjen e pyjeve me pisha


ELBASAN , 3 Mars / ATSH-Miranda Sadiku- Ministri i Mjedisit Lefter Koka është ndalur sot në komunën e Labinot Mal, Elbasan, në kuadër të procesit për luftimin e proçesionares, një insekt që dëmton pyjet me pisha.
Nga kjo komunë e njohur për pyjet me pisha, ministri Koka deklaroi se " me një fond prej 2.3 milionë dollarë po bëhet e mundur luftimi i kësaj sëmundjeje të dëmshme sidomos për pishën e zezë".
Sipas tij, " prej 20 vitesh proçesionarja nuk është trajtuar, ç'ka ka shkaktuar edhe përhapjen e saj në rreth 60 mijë hektarë pyje me pisha në të gjithë vendin".
Mësohet se në këtë fushatë janë punësuar 6 mijë persona, të cilët sipas ministrit, "kanë kontrata të rregullta dhe punësimi i tyre do të ndikojë në rritjen ekonomike të këtyre zonave".
Në vijim të vizitës së tij në rrethin e Elbasanit, Ministri Koka ka inspektuar edhe përfundimin e mbjelljes së 128 mijë fidanëve në kurorën e gjelbër të qytetit në Kodër Krastë.
Koka tha se "mbjellja e këtyre pemëve do t'i japë frymëmarrje qytetit të Elbasanit", ndërsa e ka cilësuar si model të rilindjes.
Duke u ndalur edhe tek ndërtimi i landfillit të ri, Koka tha se " ky landfill është një nga investimet më të rëndësishme të qytetit të Elbasanit, ndërsa shtoi se "shumë shpejt Ministria e Mjedisit do të disiplinojë industrinë e rëndë për t'i dhënë fund një herë e mirë ndotjes së qytetit të Elbasanit".z.t//m.m/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës