Elbasani është zgjuar i mbuluar nga një re e madhe tymi të shkaktuar nga industria e rëndë. Impianti i përpunimit të skrapit të kompanisë Kurum mund të konsiderohet tashmë një ndër ndotësit më të mëdhenj për qytetarët e Elbasanit.
Këto pamje janë marrë nga kamera e televizionit A1 REPORT gjatë 1 Prillit.
Që në orët e para të mëngjesit grirja e skrapit pasohet nga një tym të kuq që shkarkohet në ajër pa asnjë filtër tregon se në çfarë niveli është ndotja në Elbasan.
Por jo vetëm kaq pasi e gjithë industria e rëndë duke përfshirë këtu, shkrirjen, petëzimin dhe fabrikën e gëlqeres bëjnë bashkë një gjendje të padurueshme jo vetëm për banorët që jetojnë përreth ish kombinatit metalurgjik por në një rreze disa kilometra.
Kjo situatë po bëhet edhe më prezent ditët e fundit ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.
Rikthimi në kapacitet të plotë i industrisë së rëndë ka kthyer edhe një problem të madh për të gjithë banorët që është ndotja e mjedisit e cila mesa duket vetëm institucioneve dhe vetë kompanisë nuk i bën përshtypje pavarësisht reagimit të banorëve dhe të qytetarëve të Elbasanit.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO