Ndërkohë mësohet se Ministria e Mjedisit nuk ka vënë në funksion dy stacionet e monitorimit të dhuruara nga BE që përcaktojnë periodikisht nivelin e ndotjes në Elbasan dhe kjo përcaktohet si mungesë transparence.
Kështu qytetarët Elbasanas nuk dinë se cili është niveli i ndotjes së ajrit që thithin çdo ditë.
Të gjithë deklarojnë një zëri se nëse shteti do atëherë edhe kompanitë industriale mund të kontrollohen duke respektuar normat e shkarkimeve në ajër.
Ndërkohë pasojat e ndotjes i hasin çdo ditë vetë qytetarët dhe sidomos ata që jetojnë, por edhe punojnë pranë Kurum.
Situata haset me sy sidomos gjatë periudhës së përpunimit të skrapit dhe puna me kapacitet të plotë e shkrirjes dhe petëzimit nga firma KURUM e cila ka deklaruar zbatimin e lejes mjedisore të dhënë nga ministria e mjedisit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)