Banorët e lagjes Skendërbej ose siç njihet ndryshe Fushë Mbret ndihen të braktisur nga ana e pushtetit lokal. Ndonëse në vitet e fundit, Bashkia Elbasan ka kryer një sërë nvestimesh në këtë zonë sërisht mbetet shumë për tu bërë. Sipas banorëve, rrugët janë të shkatërruar dhe lënë për të dëshiruar, mungojnë trotuarë. Banorët shprehen gjithashtu se mungesa e infrastrukturës rrezikon dhe jetën e fëmijve që shkojnë cdo ditë në shkollë.
Kemi 15 vite që s’është vënë dorë këtu. Makinat dëmtohen, njerëzit gjithashtu. Edhe më keq po bëhet. Ka shumë vite që s’është investuar. Trotuarët s’janë funksionalë.
Banorët
Lagjia Skënderbej pozicionohet buzë luginës së Lumit Shkumbin, jo më larg se 200-300 metra nga qyteti i Elbasanit. Në të jetojnë afro 10 mijë banorë dhe është e populluar nga shtetas shqiptarë të Kosovës gjatë agresionit serb.Lagja Skënderbej njihet ndryshe edhe si “Fushë e Mbretit” pasi është pjellore për shkak të tokave të cilat janë të mbjella me portokaj, hurma etj. Dhe gjithmonë kontribon në jetën e qytetit në pemtari.
Komente










