FIER - Kryeprokurori, Adriatik Llalla, ka prezantuar para prokurorëve të këtij institucioni në Elbasan drejtuesin e ri, Eugen Beci, ish kreun e prokurorisë së krimeve të rënda.

Pasi ka bërë një prezantim të shkurtër të Becit gjatë fjalës para mediave Llalla fillimisht ka dashur të theksojë faktin se Eugen Beci është lëvizur në këtë pozicion në kuadër të rifreskimit të strukturave pa e lidhur atë me çështjen Doshi.

Ndërkohë lidhur me çështjen e deputetit Doshi, kryeprokurori Llalla ka theksuar faktin se kjo çështje mbetet në hetim dhe se kjo problematikë nuk I përket Elbasanit.

Vetë Beci nuk ka dashur ta komentojë kalimin e tij në Elbasan, as çështjen e deputetit Doshi duke mos pasur asnjë reagim pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të gazetarëve

Lidhur me çështjen Doshi, të njëjtën deklarate kryeprokurori I përgjithshëm Adriatik Llalla bëri edhe në qytetin e Fierit pas një takimi që zhvilloi me drejtuesit e prokurorisë.

Por burime për A1 Report bëjnë të ditur se gjatë takimit mes Becit dhe Presidentit Nishani paraditen e sotme, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka mohuar akuzat duke i cilësuar ato shpifje.
Eugen Beci, u shkarkua dje nga detyra e drejtuesit të Krimeve të Rënda, duke u vendosur në krye të Prokurorisë së Elbasanit, vendim i ardhur në një situatë të tensionuar politike.

Po gjatë ditës së djeshme, Ministri i Brendshëm Tahiri tha se në rastin e kallëzimit të atentatit, deputeti Doshi ishte shprehur se Eugen Beci, Agim Rama kunati i Berishës, Fation Skënderi ish-shofer i PR dhe Ymer Lala kanë vendosur të bëjnë atentat ndaj ish-deputetit socialist.

Në mbrëmjen e djeshme, deputeti Doshi në faqen e tij zyrtare në Facebook, publikoi pikërisht fotografi dhe video të Becit nën shoqërinë e personave të mësipërm në lokalin meksikan “Viva” në Tiranë. 

Llalla nga Fieri: Hetimet po i bëjnë  Krimet e Rënda!
Nga Fieri, Kryeprokurori i Përgjithëm, Adriatik Llalla, ka komentuar çështjen deputetit, Tom Doshi.

“Çështja po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ata kanë kompetencën për të dhënë detaje, këtu jemi në Fier dhe jo në Tiranë, ndaj s’kemi ose themi më shumë për kjëtë cështje”

Kjo ka qenë përgjigja që Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i ka dhënë interesit të gazetarëve lidhur me këtë çështje. Llalla ishte në Fier për të parë nga afër punën e Prokurorisë në këtë qytet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)