Elbasan, makina aksidenton rëndë 73 vjeçarin me biçikletë/FOTO

Elbasan, makina aksidenton rëndë 73 vjeçarin me biçikletë/FOTO

Makina që përplasi biçikletën

Në aksin rrugor Peqin –Elbasan, në afërsi të fshatit Lolaj, gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident rrugor, ku një automjet tip “Ford” me targë AB296 T, që drejtohej nga shtetasi me inicialet L.B, 33 vjeç, banues në fshatin Gjocaj Peqin, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R.T 73 vjeç, banues në lagjen Çezmë Peqin.


(Biçikleta e përplasur)

73 vjeçari i aksidentuar është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.


(Makina "Ford" që ka përplasur biçikletën)

Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e plotë të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti