Elbasan- Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Mollas-Gostimë” në Elbasan. Policia bën me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar brenda një lokali.
Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur katër persona të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për shoferin 30-vjeçar.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. D., 30 vjeç, pasi në aksin rrugor "Mollas-Gostimë", automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën e jashtme të lokalit të shtetasit R. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar lehtë 2 shtetase që ndodheshin në këto ambiente. Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Q. D., dhe pasagjeri në automjetin e tij shtetasi G. Z., 21 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente










Ky eshte nje shembull konkret pse Rama kerkon largimin e bizneseve nga anet e rrugeve,ose vendosjen e tyre ne nje distance te sigurte.
Përgjigju