Elbasan- Makina merr përpara motorin, ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

Elbasan- Makina merr përpara motorin, ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Burime zyrtare bëjnë me dije se ka ndërruar jetë 35-vjeçari me iniciale E. D., drejtuesi i motorit dhe Fatos Qosja, pasagjeri. Ata janë përplasur nga një mjet tip 'Audi', me drejtues A.Sh., 25 vjeç.

Qosja u dërgua me shenja jetë në spital, por në gjendje shumë të rëndë. Fatkeqësisht, ai nuk arriti që t'i mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë pak orë më vonë. Sipas burimeve, drejtuesi i motorit kishte konsumuar alkool, megjithatë, hetimet e policisë priten që të zbardhin shkaqet e aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 22/12/2019 19:04

    U shojten shqiptarët nga 3-5-7 në ditë vdesin nga aksidentet Por edhe për shkak te banalitetit ordiner “pse më shikon” hahahahaha ! Njerëz të egër !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin