Elbasan/ Mashtronin me Call-Center të huajt për investime në bursa fiktive 'Forex', 13 të arrestuar dhe 5 të tjerë nën hetim! Në kërkim administratori (EMRI+FOTOT)

Elbasan/ Mashtronin me Call-Center të huajt për investime në bursa fiktive 'Forex', 13 të arrestuar dhe 5 të tjerë nën hetim! Në kërkim administratori (EMRI+FOTOT)

Call-Center i goditur sot në Elbasan nga Policia

Elbasan- Një rrjet i organizuar që mashtronte qytetarë të huaj (kryesisht shtetas italianë) për investimet në bursat fiktive ‘Forex’, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike nëpërmjet zhvatjes, është çmontuar sot (29 Janar) nga Policia dhe Prokuroria e Elbasanit.

Vihen në pranga 13 shtetas, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, ndërsa u shpall në kërkim edhe administratori i subjektit Call-Center, Gëzim Demollari, ku kryhej kjo veprimtari e paligjshme.

"Këta shtetas telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex", njoftoi policia vendore. 

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, dhe në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, bënë me dije se finalizuan sot operacionin e koduar "Fictitious”. 

Për 19 të dyshuarit janë ngritur 5 akuza penale; "mashtrimi kompjuterik", kryer në bashkëpunim, "fshehja e të ardhurave", "mospagimi i taksave dhe tatimeve", "punësimi i paligjshëm" dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". 

Gjatë operacionit u sekuestruan 70 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 33 celularë dhe 1 DVR, nëpërmjet të cilëve ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme. 

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

"Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacioni policor i koduar "Fictitious”.    

Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 13 shtetas, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë. 

Shpallet në kërkim administratori i subjektit call center ku kryhej kjo veprimtari e paligjshme. Sekuestrohen njësi kompjuterike, celularë, 2 laptopë dhe 1 DVR, që i shërbenin kësaj veprimtarie.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një pune hetimore profesionale, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Fictitious". Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Ç., 29 vjeç, B. F., 46 vjeçe, Sh. I., 31 vjeçe, A. K., 32 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, F. P., 36 vjeçe, G. K., 23 vjeçe, R. L., 31 vjeçe, G. K., 29 vjeç, D. H., 38 vjeçe, S. D., 30 vjeç, A. K., 30 vjeçe, A. C., 24 vjeç, për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik", kryer në bashkëpunim;

-nisi procedimi penal për shtetasit: J. L., D. Ç., M. L., Dh. Z., dhe L. T., për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik", kryer në bashkëpunim. 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi G. D., 45 vjeç, administratori i subjektit, për veprat penale "Mashtrimi kompjuterik", kryer në bashkëpunim, "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". 

Gjatë operacionit u sekuestruan 70 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 33 celularë dhe 1 DVR, nëpërmjet të cilëve ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme. 

Këta shtetas telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme".

(Lajmi ne perditesim...)

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Këlcyrë/ Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal

Këlcyrë/ Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal