Elbasan- Një masiv inertesh dhe një gur i madh kanë rrëshqitur nga mali duke rënë në aksin rrugor Elbasan – Libzrazhd, pikërisht tek Kthesa e Murrashit.

Ngjarja u shënua në orët e vona të mbrëmjes së 28 nentorit 2023 pak para mesnatës.

Fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur rrëshqitja nuk ka pasur lëvizje të makinave në këtë aks rrugor.

Policia rrugore dhe firma kontraktuese ndodhen në vendin e ngjarjes për të liruar rrugën në të cilën lëvizet në të njëjtin aks, informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com, Ronaldo Gjoshi. 

1701215228_iner.png

Foto: Kthesa e Murrashit, 28 nentor 2023