Arjan Hoxha është kthyer 9 vite më parë nga emigracioni për të investuar kursimet e jetës por dhe eksperiencën e përvetësuar në Kretë në kultivimin e perimeve në sera.

Fermeri nga Sulova e Elbasanit tha se ka investuar 6 milionë lekë, një pjesë e tyre me kredi për të ngritur këtë sere me kunguj me sipërfaqe 6 dynym.

“Kam investuar 60 milionë lekë, nga të cilat këtu ka dhe kredi 30 milionë lekë. Vendi ynë i dashur na kthen shpatullat, nuk na jep asnjë lloj mbështetje se ne e hedhim, se ne e prodhojmë ne nuk kemi asnjë lloj subvencionimi asnjë lloj shprese. 

Kjo është koha e vjeljes, por fermeri thotë se nuk gjen treg për shitjen e prodhimit.

“Kam dhënë të gjitha investimet e mia. Sot unë jam me duart lart sepse i gjithë malli sot është në tokë asnjë nuk jep interes për të blerë këtë mall.”

I revoltuar për humbjet e mëdha, Hoxha kërkon dëmshpërblim. Fermeri shprehet se ky është viti i dytë që del me humbje nga kultivimi i kungujve në sera.