Një banesë e pabanuar në lagjen “Kala” në qytetin e Elbasanit është përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri. 

Ndërsa situata duket se është nën kontroll, problem mbetet hyrja e zjarrfikëses për shkak të rrugicave të ngushta në lagjen historike.

Në të tilla kushte, efektivi i zjarrfikëses është detyruar të operojë me zgjatues.