Elbasan/ Merr flakë servisi i makinave në anë të rrugës! Digjet magazina dhe 2 mjete të parkuara...shtëllunga të mëdha tymi (VIDEO)

ELBASAN- Një servis makinash është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtunë në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik në fshatin Katundi i Ri. Flakët kanë përfshirë gjithë biznesin, i cili tregonte pjesë këmbimi anës rrugës. Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi.

Shtëllunga të mëdha tymi u panë në zonë, ku fatmirësisht flakët u vunë menjëherë në kontroll duke mos rrezikuar banesat, çka do sillte pasoja shumë të rënda.

"Më datë 24.10.2020, rret orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin  Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B.,  banues në Elbasan. Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi. Dëme në njerëz nuk ka. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë