Një mësues i një shkolle të mesme në Elbasan procedohet në gjendje të lirë, pasi ka kërcënuar me anë të telefonit drejtoreshën e tij.
Ai akuzohet për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit O. A., 43 vjeç, mësues në një shkollë të mesme në Elbasan, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit, për motive të dobëta, drejtoreshën e kësaj shkolle. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme' thuhet në njoftimin e policisë
Ndërkohë në Cërrik nisi procedimi në gjendje të lirë për një 48 vjeçar i cili dyshohet se ka nxitur 11-vjeçaren, për të vjedhur në banesën e gjyshes së saj.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. D., 48 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprat penale "Shtytja e të miturit në krim" dhe "Moskallëzim i krimit", si dhe për një shtetase 11 vjeçe, banues në fshatin Mollas, për veprën penale "Vjedhja", pasi shtetasi L. D. dyshohet se ka nxitur 11-vjeçaren, për të vjedhur në banesën e gjyshes së saj. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase, gjatë një muaji, ka vjedhur rreth 800 000 lekë edhe 550 euro, në këtë banesë"
Ndërkohë ka nisur procedimi penal për dy gra të cilat akuzohen për "Keqtrajtimi i të miturit", pasi dyshohet se kanë nxjerrë për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 11 vjeç dhe 12 vjeç.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2993
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Katër ditë i humbur, vëllai denoncon largimin nga banesa të 40-vjeçarit! Policia nis kërkimet
8 Janar, 15:54
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Gramsh/ Merr zjarr Zyra e Kujdesit Shëndetësor, një qark i shkurtër elektrik shkakton flakë në laboratorin e analizave mjekësore
6 Janar, 11:28
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Cërrik/ Drejtuesi i ‘Benzi’-it përplas për vdekje 70-vjeçarin me biçikletë
5 Janar, 12:53
-
U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi bashkautorë në krime! Zbulohet një prej dosjeve 'horror'
3 Janar, 19:21
-
Menaxhimi i trafikut, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara
2 Janar, 15:49
-
Elbasani pret ndërrimin e viteve në shesh me spektakël fishekzjarresh, qindra qytetarë i bashkohen festës
1 Janar, 00:48
-
Elbasan/ 2 të ndaluar arratisen nga Drejtoria e Policisë, njëri kapet! Do transferoheshin në paraburgim! Në hetim policët që u ikën me vrap 2 hajdutët (EMRAT)
31 Dhjetor 2024, 16:28
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, AMP arreston në flagrancë efektivin e komisariatit në Cërrik
31 Dhjetor 2024, 09:41
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30