Elbasan/ Mjekë e arsimtarë ngrenë alarmin: Pijet energjike po dëmtojnë fëmijët! U bie të fikët në klasë! Disa raste me aritmi në urgjencë

Elbasan/ Mjekë e arsimtarë ngrenë alarmin: Pijet energjike po dëmtojnë fëmijët! U bie të fikët në klasë! Disa raste me aritmi në urgjencë

Numri i të rinjve dhe adoeshentëve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet në qarkun e Elbasanit, ku mjekët thonë se ndër pacientët kronikë ka 20-vjeçare. Saimir Shehu, kardiolog i spitalit të Elbasanit tha se 3 janë faktorët kryesor që po dëmtojnë jo vetëm zemrën por edhe shëndetin në përgjithësi.

“Jeta sendetare, ushqimi i pashendetshëm dhe përdorimi i alkoolit, pijeve energjike dhe lëndëve narotike. Zakonisht ata kanë çrregullime të ritmit, aritmi dhe takikardi”, tha Saimir Shehu, kardiolog.

Mjeku thotë se në shumë raste në urgjencën e kardiologjisë janë paraqitur dhe adoleshentë me takikardi si pasojë e abuzimit kryesisht me pijet energjike.

“Këto pije energjike pihen në mënyrë të pakontrulluar nga moshat e reja. Vëmë re rritjen e rasteve kardiovaskulare, që nuk e kemi pasur më parë”, u shpreh ai.

Të shqetësuar për konsumimin e pijeve energjike te moshat e reja shprehen dhe arsimtarët.  Drejtorja e shkollës “Qamil Guranjaku” Anila Çota thotë se konsumimi i pijeve energjike po ndikon në gjendjen shëndetësore, madje përmend raste kur nxënësve u ka rë në të fikët në shkollë si pasojë e përdorimit të këtyre pijeve pa konsumuar ushqim.

“Kemi plot raste në shkollë që fëmijët konsumojnë esëll pije energjike dhe bien në gjendje te fiketi. Fatkeqësisht më duhet të pohoj se fëmijët kanë krijuar varësi ndaj këtyre pijeve”, tha Anila Çota, drejtore e shkollës.

Po kështu shihet me shqetësim konsumimi i ushqimeve të shpejta dhe të skuqura për një kohë të gjatë çon në rritjen e kolesterolit, si rrjedhojë shfaqen problemet e zemres tek moshat e reja.

R.D/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Erdogan thyen heshtjen për arrestimin e Imamoglu: Diploma është vjedhur, nuk mund të mohoni korrupsionin

Erdogan thyen heshtjen për arrestimin e Imamoglu: Diploma është vjedhur, nuk mund të mohoni korrupsionin