Qerim Matoshi dhe Nderim Kullolli janë vënë nën hetim nga policia e Elbasanit pasi ndezën zjarr në tokat e tyre dhe u doli jashtë kontrollit.
Matoshi 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Samurr, ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre ndërsa Kullolli 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen "Dyli Haxhire", ka ndezur zjarr për të djegur disa shkurre dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte e shkurre.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.