ELBASAN- Në mes të ditës dhe të qendrës së qytetit, ky i ri i pashqetësuar nga njerëzit e shumta ka vjedhur biçikletën.

Report Tv siguron videon ku shihet se vjedhja është kryer në datën 1 tetor të këtij viti dhe kanë mjaftuar 28 sekonda. I riu, i cili në video është lehtësisht i identifikueshëm, sheh rreth e përqark, largohet disa metra, më pas kthehet sërish dhe e emerr biçikletën dhe largohet sikur të ishte e tija.

Vjedhja e biçikletave, siç raporton gazetari Ronaldo Gjoshi, është shndërruar në një problem shumë serioz për banorët e këtij qyteti.