Elbasan, në pranga oficeri i policisë 26-vjeçar i njësisë FAST! I kërkoi 7 mijë euro një qytetari që të mos e arrestonte, duke e mashtruar se kërkohej nga drejtësia italiane

Elbasan, në pranga oficeri i policisë 26-vjeçar i njësisë FAST! I kërkoi 7 mijë euro një qytetari që të mos e arrestonte, duke e mashtruar se kërkohej nga drejtësia italiane

Foto ilustruese

Arrestohet një oficer policie në DVP e Elbasanit. Arrestimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime  bëjnë me dije se është vënë në pranga oficeri i njësisë FAST, Sokol Fana, 26 vjeç i cili ka kërkuar para nga një shtetasi me iniciale K.H.

Mësohet se Fana kishte mashtruar shtetasin K.H duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga njësia e tij FAST për llogari të drejtësisë italiane duhet ti paguante Fanës 7 mijë euro, i cili pas verifikimeve rezulton se nuk ka asnjë problem me drejtësinë italiane.

"Strukturat hetimore të DVP Elbasan, ato operacionale të DPPSH në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Elbasan-Korçë kanë arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, S.F., me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i 26-vjeçarit u krye pasi në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë e markës e dy aparate celularë. Është bërë shoqërimi i tij në DVP Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Mashtrim" i mbetur në tentativë, "Shpërdorim i detyrës", "Kallëzim i rremë".

Policia e Shtetit në bashkëpunim me SHÇBA dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese vijon luftën kundër paligjshmërisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit", njofton policia.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë