ELBASAN-Policia e Shtetit ka arrestuar pronarin e firmës së mermerit ku punonte 42-vjecari, Lulzim Vrapi që humbi jetën disa ditë më parë. (Lexo këtu).
Në pranga ka rënë Bledar Skënderi, 37 vjec, pronari i firmës. Report Tv ka mësuar se ai është arrestuar nga Policia e Shtetit, por ndërkohë që nuk ka asnjë informacion zyrtar apo komunikim për arrestimin e tij,
Lulzim Vrapi, baba i katër fëmijëve humbi jetën disa ditë më parë teksa po punonte në firmën e mermerit në fshatin Papër. Atë e zunë poshtë pllakat duke i marrë jetën. Burime bëjnë me dije se Vrapi ka punuar në të zezë në firmën e Skënderit.