Elbasan, nisja e punës së Kurum
reagojnë qytetarët: Na kthye makthi

Elbasan, nisja e punës së Kurum<br />reagojnë qytetarët: Na kthye makthi
Rifillimi me intensitet i punës nga Kompania “Kurum” ka rikthyer shqetësimin tek qytetarët e Elbasanit.

Retë e mëdha të tymit që dalin nga kompania “Kurum” kanë rinisur të mbulojnë qytetin, teksa banorët të mësuar me pasojat e këtij fenomeni sërish për mikrofonin e A1 REPORT duan të drejtojnë gishtin te fajtori kryesor për këtë situatë, pasojat e së cilës janë katastrofike.
 
Heshtja e instancave që duhet të monitorojnë ndotjen e shkaktuar nga “Kurum” përbën një shqetësim më vete për qytetarët e Elbasanas, të cilët kanë një koment për këtë.
Ata janë në dijeni të faktit së për shkak të nivelit të lartë të ndotjes sëmundjet kancerogjene janë kthyer në një “mankth” për qytetarët elbasanas.

Në kësi rastesh qytetarët nuk kursejnë edhe një apel për qeverinë.

Që në orët e para të mëngjesit grirja e skrapit pasohet nga një tym të kuq që shkarkohet në ajër pa asnjë filtër tregon se në çfarë niveli është ndotja në Elbasan.
Por jo vetëm kaq pasi e gjithë industria e rëndë duke përfshirë këtu, shkrirjen, petëzimin dhe fabrikën e gëlqeres bëjnë bashkë një gjendje të padurueshme jo vetëm për banorët që jetojnë përreth ish kombinatit metalurgjik por në një rreze disa kilometra.

Kjo situatë po bëhet edhe më prezente ditët e fundit ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim