Një drejtues mjeti i tipi " Ford" ka aksidentuar ditën e sotme një 70 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin "1 Maji" në Elbasan. Mjeti drejtohej nga personi me inicialet L.B., 54 vjeç, banues në Elbasan.
Mësohet se, këmbësorja me inicialet K.F është dërguar menjëherë në Spitalin e Elbasanit, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proçeduriale.
Një automjet është përplasur ditën e sotme me një motor në kryqëzimin e Blinishtit të Lezhës.
Dy personat që ndodheshin në motor janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Lezhës.
Sipas të dhënave të aksidentuarit ishin nga Kosova dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një person i moshës 35 vjeçare ka goditur një 67 vjeçar.
I moshuari ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ndërkaq sipas policisë, drejtuesi i mjetit tip 'Ford' është arrestuar në flagrancë në rrugën Kotë-Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë".
Komente









