Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Elbasan, ku një sipërfaqe me ullinj, shkurre dhe pisha është përfshirë nga flakët buzë aksit Elbasan-Librazhd. Mësohet se ngjarja është regjistruar në fshatin Mengël, buzë aksit nacional Elbasan- Labinot fushë.
Nga zjarri fatmirësisht nuk ka patur të lënduar dhe raportohet se nuk rrezikohen banesa. Ndërkohë plicia dhe forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve të zjarrit ndërsa mësohet se ndërhyrja bëhet më e vështirë për shkak të favorizimit nga era. Policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit.