ELBASAN- Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 8 subjekteve private dhe sekuestrohen rreth 540 mijë euro dhe 1 armë sportive, e një pistoletë pistoletë me fishek manovër.
Aksioni u krye sot nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i koduar “The Script”.
Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit.
“Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 8 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin. Në përfundim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 8 subjekteve, shtetasit: K. B., 65 vjeç, S. T., 56 vjeç, I. I., 64 vjeç, R. T., 59 vjeç, A. T., 66 vjeç, E. Z., 22 vjeç, N. B., 37 vjeç dhe Z. B., 40 vjeç, të gjithë banues në Elbasan’, njoftoi policia vendore.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 540 mijë euro dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër, që u gjet gjatë kontrollit në subjektin e A. T.
Policia sqaroi se materialet e dosjes i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
-
Keto pastrojnë para te krimit dhe trafiqeve. Shihni sa pasuro kane vene keto kambiste ne nje kohe te shkurtër dhe bëjini nje bilanc nese përputhet me paratë e qarkulluar dhe normën e fitimit dhe del shume thjesht konkluzioni. Ne fakt eshte ajo llogari qe ben dhe populli i thjesht qe habitet me pasurimin marramendës ne nje kohe te shkurtër te këtyre njerezve qr nuk kishin brekë te vishnin ..m
Përgjigju











Komente
Komento