/ ATSH-Miranda Sadiku/ - Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme ne Policine e Elbasanit finalizoi me sukses operacionin e koduar "Markata", duke bërë te mundur arrestimin në flagrance te shtetasve Teuta Paja, 56 vjeç, banuese në Elbasan. Paja me profesion mami në konsultoren e qytetit, akuzohet për veprën penale "Shfrytëzimi për prostuticion dhe mbajtja e lokaleve për ushtrim prostuticioni".
Gjithashtu, janë arrestuar edhe Shaban Daiu, 52 vjec, banues në fshatin Synej, Kavajë, Mehmet Ceco, 62 vjec, banues në Elbasan, Aleks Duda, 61 vjec, banues në fshatin Kuqan, Elbasan. Këta shtetas kanë konsumuar elementet e veprës penale të prostuticonit, pasi janë kapur në flagrancë në banesën e shtetases Teuta Paja ne lagjen "Luigj Gurakuqi" Elbasan. Po ashtu, ka filluar procedimi penal në gjëndje të lirë edhe për shtetasit, N.D, 78 vjec, banues në lagjen "Shënkoll", Elbasan, Q.P, 53 vjec, banues në lagjen 'Haxhias", Elbasan, E.T, 50 vjec, A.Gj, 45 vjeç, Rr.Gj, 56 vjeç, Z.B, 56 vjec, si edhe B.U, 54 vjeç. Mësohet se proçedimi penal ndaj tyre ka nisur, pasi janë parë në ambjentet si lokale, rrugë por edhe në banesën e Pajës para disa kohësh. Mësohet se Policia kishte që në vitin 2014 që e hetonte rastin në fjalë dhe vetëm një natë më parë u bë edhe finalizimi i këtij operacioni.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme.
/Shqiptarja.com