ELBASAN - Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin me katër persona të vdekur dhe dy persona të tjerë të plagosur rëndë. Burime nga policia lokale kanë bërëtë ditur se, ngjarja ka ndodhur pak para orës 12:00 të mesditës. Personi i katërt ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.  Të plagosurit mësohet se, ishin pasagjerët e makinave.

Viktimat janë identifikuar nga policia dhe bëhet e ditur se të vdekur janë, Gentjan Lila, Besnik Dupi si dhe Xhevit e Besnik Beu, raporton korrespondentit i A1 Report dhe Shqiptarja.com, Andi Qosja.

Deri më tani, nga policia është mësuar se, Karaj dhe Dupi kanë qenë duke bërë gara me makina me njëri-tjetrin. Si shkak i shpejtësisë, dy makinat kanë marrë para edhe makinën tjetër Benz.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur të gjitha ambulancat e spitalit të Elbasanit. Mësohet se të vdekur kanë mbetur tre drejtuesit e mjeteve, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në kryqezimin e fshatit Gjocaj në Peqin. Burime nga policia e Elbasanit kanë bërë të ditur se, në këtë aksident tragjik janë përfshirë tre makina, me targa AA 638 DC, AA 576 GA, El 2270 C.

Forca të shumta kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë dhënë ndihmën e parë. Nga hetimet e deritanishme mendohet se shkak i këtij aksidenti të rëndë të ketë qenë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve. Gjithashtu nga hetimet e deritanishme mësohet se të tre mjetet kanë qenë me shpejtësi të lartë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)