Elbasan - Një banesë në fshatin Kuqan është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Banesa e cila është në pronësi të shtetasit me inicialet Gj.K., 60 vjeç, dyshohet se mori flakë si pasojë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur.
"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kuqan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. K., 60 vjeç",- njofton policia.
Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.
Komento