Masivet pyjore në Kodrat e Shushicës Ligat në Elbasan janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Bëhet me dije se zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar edhe kurorën e gjelbër me pisha e dushk.
Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e zjarrfikësve është thuajse e pamundur, ndërsa për izolimin flakëve kërkohet ndërhyrje nga ajri.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit, nëse ka qenë apo jo zjarrvënie e qëllimshme si në shumë raste të tjera në vend, ku persona të papërgjegjshëm dogjën hektarë të tërë me kullota e pemë.
Situata në Elbasan vazhdon të jetë e njëjtë.
Ende nuk është shuar zjarri që preku Kodrat e Shushicës në Elbasan ditën e sotmë. Zjarri ka depërtuar në kurorën e gjelbër e përbërë nga pisha e dushk. Prej oresh vijon lufta me flakët në Kodrat e Shushicës në Elbasan. Report TV ka siguruar pamje nga beteja që po bëjnë punonjësit zjarrfikës për të vënë nën kontroll zjarrin i cili po djeg një masiv te konsiderueshem pyjor. Terreni malor e bën edhe më të vështirë punën.