Elbasan/ Zjarr në një magazinë makinash në pronësi të një 26-vjeçari! Digjen dy automjete, 3 autorët u futën nga dritarja dhe i vunë flakën (VIDEO)

ELBASAN- Një magazinë makinash është përfshirë nga flakët në Elbasan, për pasojë dy automjete janë djegur. Ngjarja është regjistruar orët e para të mëngjesit në një magazinë në fshatin Katund i Ri. Report Tv sjell pamjet nga brenda magazinës, ku duken dy makinat e shkrumbuara totalisht.

Magazina është në pronësi të 26-vjeçarit, I. H., ndërsa zjavrrvënia dyshohet se ka qenë e qëllimshme. Tre dyshohet se kanë qenë autorët, ndërsa ata dyshohet se janë futur nga dritarja.

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, por kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjitha lëvizjet që mund të çojnë grupin hetimor drejt identifikimit të autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:55
VIDEO nga brenda magazinës që u përfshi nga zjarri në Elbasan, dy mjetet e shkrumbuara totalisht nga flakët

 

Report Tv sjell video nga brenda magazinës që u përfshi nga flakët në Elbasan. Siç shihet edhe nga video, dy makina janë shkrumbuar totalisht nga flakët. Dyshohet se 3 kanë qenë autorët të cilët ia kanë vënë flakën magazinës, ndërsa ata dyshohet se janë futur nga dritarja. Do jetë këqyrja e kamerave të sigurisë që mund të çojë grupin hetimor drejt identifikimit të autorëve.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaban: 31/12/2022 10:49

    26 vjecar profesor dhe biznesmen

    Përgjigju
    • Or tej: 31/12/2022 11:53

      Zakonisht jane trafikante dhe biznesmen or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës