Elbasan-Një banesë në fshatin Vidhas të Elbasanit është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Si pasojë ka humbur jetën 78- vjeçari Dalip Verçani

I moshuari është asfiksuar nga tymi, ndërsa dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

'Elbasan/Informacion paraprak. Në fshatin Vidhas, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dalip Verçani, 78 vjeç, i cili dyshohet se si pasojë e asfiksisë, ka humbur jetën', njoftoi policia. 

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.