Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Elbasan, ku një banesë është përfshirë nga zjarri. Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në lagjen "Emin Matraxhiu" ku një magazinë në pronësi të shtetasit K.Gj., ka rënë zjarr.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga ngjarja fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Sipas raportimeve nga zjarri rrezikohen dhe disa banesa të cilat ndodhen afër zonës. Zjarrëfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit. Ndërkohë policia po heton për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Kaldaja që shkaktoi zjarrin
Njoftimi i plotë i policisë:
Elbasan
Në lagjen ‘’Emin Matraxhiu”, Elbasan, në magazinën në pronësi të shtetasit K.Gj., ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjare kanë shkuar shërbimet e Zjarrfikses dhe Policisë. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.