Edhe në qytetin e Elbasanit u përkujtua 81-vjetori i çlirimit të vendit. Drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të forcave politike, familjarë të dëshmorëve e qytetarë kryen homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Nën ritmet e Orkestrës Frymore të qytetit, u vendosën kurora me lule në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.


Lajmi kryesor:

Sot 81-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te Varrezat e Dëshmorëve! Opozita përçahet, PD s'e njeh 29 Nëntorin, PL nderon (VIDEO)