Zbardhen të tjera detaje rreth aksidentit të ndodhur pasditen e sotme të një gruaje në autostradën Elbasan- Ish-Metalurgjik. Në fillim u raportua se gruaja e identifikuar si Shpëtime Tufa, 55 vjeç, po kalonte rrugën në momentin kur u përplas nga automjeti duke fluturuar disa metra në ajër.
Por, nga hetimi paraprak raportohet se ajo ka qenë pasagjere në automjet. Dyshohet se ka rene pre ngacmimeve nga drejtuesi i mjetit dhe ka reaguar duke kërkuar të ndalte mjetin, ky i fundit ka refuzuar dhe ka vazhduar. Më pas 55-vjeçarja ka hapur derën e automjetit dhe është hedhur duke u rrokullisur në rrugë, ku ka mbetur e dëmtuar rëndë dhe tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia e Elbasanit në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale ka kapur dhe shoqëruar në polici autorin e aksidentit konkretisht, Julian Hida, rreth 45-vjeç.
Po në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes nga dy alkol/testet e bëra drejtuesit të mjetit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje tej të dehur në masën 0.92 mg/l dhe 1.07 mg/l. Mësohet se autori i kishte marrë makinën kushëririt të vet, E.H. Julian Hida u kap në ecje e sipër në afërsi të zonës ku banon. Ndërkohë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Testi i alkoolit për shoferin