Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së enjtes si pasojë e së cilit kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre nënë e bijë. Ngjarja është regjistruar në autostradën Elbasan- Tiranë, ku tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e njërit prej drejtuesve, "favorizuar" edhe nga lagështira në rrugë. Të plagosurit janë Dritan Muça, 34-vjeç; Erind Maçi 32-vjeç; Majlinda Kaç 33-vjeç dhe vajza e saj, Florisenta Kalemi 10-vjeç.
Aktualisht, si pasojë e vajrave të automjeteve në rrugë është bllokuar një nga korsitë e autostradës.