ELBASAN- Tre automjete janë përplasur me njëra- tjetrën mbrëmjen e sotme afër Shkollës Pedagogjike të qytetit. Sipas korrespondentit të Report Tv, Aldo Kozarja kanë mbetur të lënduar tre drejtuesit e mjeteve të cilat janë transportuar me urgjencë drejt spitalin të Elbasanit.
Mësohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve ndërkohë nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e aksidentit, por pikërisht përplasja e tre mjeteve ka bërë të mundur bllokimin e qarkullimit rrugor në rrugën 11 Nëntori. Policia është në vendngjarje për të kryer hetimet dhe shkaqet të cilat çuan në aksidentin e trefishtë.
Bajga!
PërgjigjuShkaqet? 90% e drejtuesve te automjeteve ne Shqiperi nuk njohin as rregullat me minimalet te qarkullimit, pra prioritetet, tabelat bazike etj. Nderkohe qe nuk respektojne as rregullat dhe tabelat qe i njohin, kufizim shpejtesie, peioritetin e kembesoreve etj. Ne Shqiperi duhet te behen reforma drastike qe te disiplinohen njerezit. Te jepet nje kohe 1 vjecare per te gjithe mbajtesit e patentave per te rikaluar provimin teorik. Pas kesaj periudhe patenta te dali e pavlefshme. Te rriten gjobat me disa fish, per shkeljen e rregullava qe rrezikojne jete njerezish si p.sh mos respektimi i prioriteteve, perdorimi i telefonit, alkooli, parakalimet e gabuara, tejkalimi i shpejtesise me mbi 30 km/h mbi shpejtesine e lejuar etj. Po nuk u moren keto masa do kemi cdo dite aksidente sa qesharake ne forme po aq tragjike ne permbajtje.
Përgjigju