Elbasan-Ndërron jetë në spital nxënësja që u aksidentua mesditën e kësaj të premteje nga treni i udhëtarëve. 12 vjeçarja E.Z vdiq pas 3.5 orësh në reanimacion. Nxënësja u aksidentua në trasenë e hekurudhës, në Bradashesh ndërsa po kalonte treni i pasagjerëve.
Ajo dyshohet se ka qenë e pavëmendshme ndaj rrezikut dhe është përplasur nga treni.12 vjeçarja ka qenë ndërkaq edhe me kufje në vesh ç’ka i ka kushtuar jetën më pas. Ajo iu nënshtrua për tri orë ndërhyrjeve kirurgjikale por pavarësisht kësaj nuk ka mundur të mbijetojë pasi dëmtimet e shkaktuara kanë qenë jashtëzakonisht të rënda.
Theksojmë se ditët e fundit trenat po bëhen shkak për aksidente, ku rasti i fundit ishte aksidenti në Durrës,tek ura e Rrashbullit, ku mbeti e gjymtuar një vajze e re.
Vendi ku ndodhi aksidenti
Treni që shkaktoi aksidentin