ELBASAN- Një 41-vjeçar me iniciale K.S., u arrestua pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur e duke vendosur në këtë mënyrë në rrezik jetën e njerëzve.

Po ashtu, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, një 45-vjeçar është nën hetim pasi ka përplasur një 58-vjeçar i cili po udhëtonte më biçikletë.

Fatmirësisht, 58-vjecari nuk ka marrë lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.