Një 38-vjeçar i identifikuar si Enis Duro është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi ka goditur me automjet një 47-vjeçar dhe më pas janë konfliktuar fizikisht për arsye ende të paqarta.

Personi i dëmtuar është Orlando Kamami, i cili ndodhej në trotuar kur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga Enis Duro. Më pas Kamami dhe Duro janë konfliktuar fizikisht. Pas ngjarjes 38-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Orlando Kamami ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën, ndërsa policia ka sekuestruar automjetin e 38-vjeçarit ku brenda janë gjetur 1 thikë, 1 kosore me bisht metalik, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 celular.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe kapjen e Enis Duros.

“Po ashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. D., 38 vjeç, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me automjet shtetasin O. K., 47 vjeç, i cili ndodhej në trotuar dhe më pas u konfliktuan fizikisht. Pas konfliktit, 38-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shtetasi O. K. është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e konfliktit u gjet dhe u sekuestrua automjeti i shtetasit E. D.; brenda tij, gjatë kontrollit, u sekuestruan 1 thikë, 1 kosore me bisht metalik, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 celular. Po punohet për kapjen e shtetasit E. D.”, njofton policia.