Elbasan- Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi në gjendje të dehur përplasi me makinë një këmbësor dhe një mjet bujqësor të parkuar dhe u largua nga vendngjarja. Në pranga ka rënë edhe pasagjeri, 55 vjeç, për shkak se nuk kallëzoi incidentin.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Tregan, pasditen e djeshme, 6 shkurt.
Sipas njoftimit të bluve 56-vjeçari i plagosur, ndodhet në Spitalin e Traumës.
Ndërkohë policia bën me dije se ka sekuestruar automjetin e 44-vjeçarit, i përfshirë në aksident.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore, të kryera menjëherë pas aksidentit rrugor të ndodhur pasditën e djeshme, në fshatin Tregan, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin F. P., 44 vjeç.
Nga veprimet e deritanishme dyshohet se me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, 44-vjeçari ka përplasur këmbësorin, shtetasin F. K., 56 vjeç, dhe 1 mjet bujqësor të parkuar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 56-vjeçari aktualisht është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.
Në vijim të këtyre veprimeve, u vu në pranga, për moskallëzim të krimit, shtetasi A. B., 55 vjeç, pasagjer në automjetin e 44-vjeçarit, në momentin e aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
13.8%
-
Jo
78.1%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ U konfliktua dhe plagosi me armë gjahu në këmbë një 53-vjeçar, arrestohet autori (EMRI+VIDEO)
15 Mars, 09:34
-
Vlorë/ Shoferi s’i bindet postbllokut të policisë, përplaset me makinën e Burgjeve dhe një tjetër! Dy efektivë të plagosur
14 Mars, 20:32
-
Aksident në autostradën Thumanë- Laç, makina përplas këmbësorin, humb jetën
14 Mars, 19:37
-
Aksidenti fatal në Kosovë, universiteti “Kadri Zeka” reagon pas humbjes së dy studenteve
14 Mars, 19:09
-
'Rihapet' dosja e 'spiunëve rusë' që u futën në uzinën e Gramshit, Gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për plotësim
14 Mars, 12:54
-
Pasi futi besnikët në listat e mbyllura, Berisha fajëson Ramën për Kodin: E bëri ai, do e ndryshojmë pas 11 Majit! Kërkon të na eklipsojë me Sulën dhe mustaqet e... (i harron emrin Gjuzit)
14 Mars, 11:55
-
Dita e Verës, Berisha uron nga Elbasani: Më 11 maj ndryshimi
14 Mars, 10:44
-
Dita e Verës, mijëra qytetarë festojnë në mbarë vendin! Elbasani ‘epiqendra’, muzikë, valle e karnavale (VIDEO)
14 Mars, 09:53
-
Ballokume Elbasani nga Pranvera Myrta me rastin e Ditës së Verës! Përbërësi sekret për shije unike
14 Mars, 09:05
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
E rëndë në Kosovë, aksidentohet autobusi me nxënës shkolle
13 Mars, 21:15
-
Qytetet mirëpresin 'Ditën e Verës', koncert festiv në Elbasan, në Korçë ndizen zjarret tradicionale të ardhjes së pranverës (VIDEO)
13 Mars, 20:00